Së fundmi, janë shfaqur disa pamje që zbulojnë interierin e minibus të vogël elektrik të Volkswagenit, ID Buzz.
Data e planifikuar e debutimit të ID Buzz është 9 mars. Volkswageni qysh para pesë vjetëve ka filluar të flasë për këtë minibus, duke njoftuar se më 2022-n do të jetë në dispozicion.
Pamja e minibusit Buzz nuk është sensacion, pasi që Volkswageni tashmë e ka zbuluar zyrtarisht, por risia në këtë moment është zbulimi i interierit të tij.
Siç mund të shohim nga fotografitë e publikuara, interieri i këtij minibusit i ngjanë atij të ID.4. Dallimi i vetëm është zhvendosja e ndërruesit të shpejtësive nga tuneli qendror te shtylla e drejtimit, gjë që do të mundësojë më shumë hapësirë mes shoferit dhe pasagjerit të përparmë.

Gjithashtu, minibusi Buzz do të mund të ketë më shumë ulëse për pasagjerë ndërsa për modelin për Spanjë jo më shumë se katër.
Edhe
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
ID Buzz në këto fotografi shihet që është version me pesë ulëse dhe me një raft të çuditshëm shtesë në bagazh. Siç mund ta shohim nga fotoja, pas palosjes së një pjese të ulëseve të pasme është e nevojshme të vihet një dysheme e rrafshët në të gjithë bagazhin.

Megjithatë, gjithçka do të zbulohet më 9 mars. Më në fund do ta shohim ID Buzzin të pa kamufluar dhe do të njihemi me të gjitha specifikat e tij.