Premiera e modelit të shumëpritur elektrik të Volkswagenit, ID.Buzz, po afron dalëngadalë, kështu që gjithnjë e më shumë po shtohen fotot e kësaj risie. Në serinë e fundit të fotove është zbuluar edhe brendësia e veturës.
Promovimi i këtij modeli është planifikuar për 9 mars të këtij viti.
Volkswagen ID.Buzz pritet të ketë bateri 77/82 kWh, ndërsa prodhimi, sipas informacioneve të mëparshme, do të bëhet në fabrikat në Gjermani dhe SHBA.
Ky do të jetë modeli i parë nga seria ID që do të ofrohet për klientët.
Volkswagen Commercial Vehicles konfirmoi vitin e kaluar se do të ofrojë edhe një version autonom të modelit ID.Buzz.
Kjo veturë është emërtuar Volkswagen ID.Buzz AD (Autonomous Driving), dhe do të përdoret kryesisht për transportin e pasagjerëve në zonat urbane. Prodhuesi gjerman nuk ka dhënë shumë informacione ër këtë model, por u bë e ditur se ID.Buzz AD nuk do të shfaqet para vitit 2025. Do të ketë sistem autonom të drejtimit të zhvilluar nga Argo AI. /autoblog
{gallery}