Auto

Dalin pamjet e para të Volkswagen ID.2

ID.3 ka hapur linjën e veturave tërësisht elektrike të Volkswagenit më 2019 dhe që nga ajo kohë logoja ID ka nisur të zgjerohet me modelet pasuese ID.4, ID.5 dhe i paralajmëruari ID.7. Tani është koha për diçka më të vogël. Po vjen ID.2.

Siç tregon edhe emri, ID.2 do të jetë vetura më e vogël elektrike. Vetura do të arrijë para fundit të vitit 2025.

Fotografitë e publikuara nga “Auto-Express” shfaqin modelin ID.2 duke u testuar në kushte dimri. Edhe pse ka trupin e ngjashëm me ID.3, ai vjen më i vogël në madhësi.

VW është duke punuar qe një kohë të gjatë në modelet elektrike. Platforma MEB, për modelet elektrike, pritet të jetë aktive edhe për katër modele të tjera të Grupit Volkswagenit, duke përfshirë edhe Skodan, deri kah mesi i dekadës.

ID.2 pritet të dalë në shitje në vitin 2025. Ai do të ketë elementet e veturave tjera elektrike. Pritet të vijë me disa opsione të madhësisë së baterive, duke nisur nga “varianti më i dobët” që ofron distancë deri në 200 kilometra me një mbushje. Modelet tjera do të ofrojnë mundësinë e kalimit deri në 300 kilometra distancë.

Vetura e tillë do të jetë më e lira në treg sa i përket veturave të reja elektrike, me çmim nën 20 mijë euro.

{gallery}