Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswagen ID.7 Tourer: Dalin fotot e para zyrtare

Volkswageni ka publikuar për herë të parë fotografi zyrtare të modelit elektrik Volkswagen ID.7 Tourer, para lansimit më 2024.

ID.7 u lansua në versionin ‘saloon’ sivjet, ndërsa pritet një variant karavan më praktik në pjesën e parë të vitit të ardhshëm – gati pesë vjet prej prezantimit të konceptit të ID. Space Vizzion.

Pritet që modeli Tourer të ketë ngjashmëri në pjesën e jashtme me modelin e rregullt ID.7.

Image

Sa i përket interierit, nuk priten ndryshime.

ID.7 Tourer pritet të vijë me kombinime të njëjta të motorëve. Modeli i parë “Pro” do të ketë bateri 77kWh dhe një motor me 282 kuajfuqi që çon fuqinë në aksin e pasmë. Kjo ia mundëson atij ngasjen deri në 600 kilometra distancë me një mbushje të baterisë. Do të ketë model edhe më të fuqishëm, si varianti ID.7 Pro S.

Pritet edhe një version GTX me motorë që mundësojnë ngasjen me sistemin që tërheq me të katër rrotat. Megjithatë, ky model do të vijë më vonë.

Artikuj të ngjashëm