Auto

“Volkswageni”, nga balta në rrugë të pastër

Pas pesë vjetësh të gjatë, “plagët” e skandalit më të madh dhe më të shtrenjtë në historinë e automobilizmit kanë nisur të “shërohen”.

Si brend, “Volkswageni” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kthyer aty ku ka qenë para skandalit 33.3 miliardë dollarësh për emetim të gazit, që kishte shpërthyer në publik më 18 shtator 2015. Rrjeti i vet i shitjes edhe një herë është duke shitur më shumë vetura sesa që po blen.

Tash, edhe 36 parkingjet masive përreth SHBA-së, që dikur ishin të mbushur me qindra-mijëra motorë turbodizelë, kanë nisur të zbrazen e të mbyllen nga muaji i shkuar.

Javën e ardhshme, prodhuesi gjerman do të ndërrojë faqen e së kaluarës, me prezantimin e modelit “ID4”, një veturë elektrike që do të dalë në shitje në SHBA deri kah fundi i vitit. Ai pretendohet që mund të kalojë distancën prej rreth 300 miljesh dhe do të ketë çmim fillestar prej më shumë se 30 mijë dollarësh. Ai do të jetë “sulmi i thellë” i VW-së në tregun amerikan dhe pason hyrjen e “Audit” dhe “Porsches” në këtë treg – të dy kompanitë po ashtu ishin përfshirë në skandalin e emetimeve.

99 për qind e 650 kompanive të shitjes së VW-së janë përgatitur për shitjen e modelit të ri dhe veturave të tjera elektrike të planifikuara të “Volkswagenit”, falë beneficioneve të majme nga kompania dhe interesit për të kthyer klientët. Por ishte më shumë se koha ajo që shëroi plagët e “Volkswagenit” pas skandalit që mori emrin “Dieselgate”. Para dhe shumë para u përdorën për shpëtimin e brendit amerikan... (Më gjerësisht lexoni në KOHA Ditore)