Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Volkswageni ndal prodhimin e veturave në Rusi

Volkswagen

Gjiganti gjerman i veturave, Volkswagen, ka njoftuar se ka vendosur të ndalë prodhimin e veturave në Rusi dhe se do të pezullojë eksportin drejt tregut rus, pasi ky shtet pushtoi Ukrainën.

“Grupi Volkswagen e ka pranuar lajmin për luftën në Ukrainë me tronditje e shok. Volkswageni vazhdon të shpresojë për ndërprerje të armiqësisë dhe rikthim në diplomaci. Jemi të bindur se një zgjidhje e qëndrueshme mund të arrihet vetëm në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë prodhuesi.

Si rrjedhojë, kompania ka thënë se ka vendosur të ndalë prodhimin deri në një njoftim tjetër.

Kompania ka pasur fabrika prodhimi në Kaluga dhe Nizhny Novgorad.

Edhe prodhues tjerë të famshëm kanë ndërprerë punën në Rusi, përfshirë Fordin dhe Renaultin.