Prodhuesi francez i automjeteve, Renault, ka njoftuar të mërkurën se do të pezullojë edhe një herë punën në fabrikën e tij në Rusi.
Ky njoftim nga kompania franceze erdhi pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje ndaj saj dhe kompanive të tjera franceze që të ndalin punën e tyre në Moskë.
"Ata duhet të ndalojnë financimin e vrasjeve të grave dhe fëmijëve”, ka thënë presidenti ukrainas para deputetëve francezë përmes një videolidhjeje.
Renaulti njoftoi për rifillimin e operimit në Moskë këtë javë, pas ndërprerjes së punës pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Në një deklaratë të lëshuar mbrëmjen e së mërkurës, kompania tha se është në përputhje me sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë.
-
Zelensky u kërkon kompanive franceze të largohen nga Rusia
-
Prodhuesi rus i automjeteve rifillon prodhimin pa airbag e veçori të tjera të sigurisë, shkak sanksionet
-
Renault njofton rikthimin treditor të prodhimit në Rusi
-
Renault s’dëshiron të largohet nga Rusia për shkak të kostove
-
Volkswageni ndal prodhimin e veturave në Rusi