Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në adresimin para parlamentit të Francës, të mërkurën, u ka bërë thirrje kompanive franceze që të largohen nga Rusia.
“Renault, Auchan, Leory Merlin dhe të tjerët duhet të ndalojnë sponsorizimin e makinerisë ruse të luftës. Ato duhet të ndalojnë financimin e vrasësve të grave dhe fëmijëve”, ka thënë ai, raporton Le Monde.
Renaulti është kritikuar në ditët e fundit pasi prodhuesi i veturave rifilloi prodhimin në fabrikën e saj në Moskë.
Zelensky i ka bërë thirrje parlamentit të Francës për ndihmë që ta ndalojnë luftën në Ukrainë. Ai i tha Parlamentit francez se imazhet e qyteteve të shkatërruara ukrainase, siç janë ato të Mariupolit “të kujtojnë rrënojat e Verdunit, siç janë edhe fotografitë nga Lufta e Parë Botërore që të gjithë i kanë parë”.
“Ushtria ruse nuk bën asnjë dallim midis objektivave. Ata shkatërrojnë zona të banueshme, spitale, shkolla dhe universitete”, tha ai.
-
Renaulti pezullon sërish prodhimin në Rusi
-
Zelensky: Heqja e sanksioneve ndaj naftës ruse nuk ndihmon në përfundimin e luftës në Ukrainë
-
Zelensky i bën thirrje Spanjës që t’i tërheqë kompanitë nga Rusia
-
Franca i bën thirrje Rusisë të ndalet menjëherë
-
Zelensky kërkon përparim në ndihmën e BE-së për Ukrainën