Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca i bën thirrje Rusisë të ndalet menjëherë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë se Rusia duhet “menjëherë” t’i ndalë operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Franca e dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të filluar luftën në Ukrainë. Rusia duhet të ndalojë sulmet ushtarake menjëherë”, ka shkruar ai në Twitter. “Franca solidarizohet me Ukrainën, qëndron me të dhe është duke punuar me partnerët dhe aleatët për ta përfunduar luftën”.

Presidenti i Francës ka folur me presidentin e Ukrainës, Vlodymyr Zelensky të martën në mëngjes, duke i kërkuar “intervenime” për ta mbështetur Ukrainën.

Zelensky gjithashtu ka kërkuar unitet në Evropë derisa Macroni i ka garantuar atij mbështetje dhe solidaritet.