Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka kritikuar vendimin e administratës amerikane për t’i zbutur sanksionet për naftën ruse gjatë një vizite në Francë.
Ai theksoi se vendimi nuk ndihmon në përfundimin e luftës dhe në arritjen e paqes në Ukrainë, teksa kërkoi siguri dhe mbështetje për vendin në kohën e luftës në Lindjen e Mesme.
Gati dy javë pasi SHBA-ja e Izraeli i nisën sulmet ndaj Iranit, një prej pasojave kryesore të tyre ka qenë rritja globale e çmimeve të naftës, në atë që kontribuoi në mënyrë indirekte në sigurimin e përfitimeve nga Rusia. Krahas kësaj, shqetësimet në rritje rreth luftës në Lindjen e Mesme ndikuan edhe në largimin e përqendrimit nga lufta që Rusia e nisi mbi katër vjet më parë në Ukrainë.
Presidenti ukrainas paralajmëroi se konflikti në Lindjen e Mesme e ka ndërlikuar furnizimin me armë për Ukrainën.
E, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka theksuar se nuk ekziston asnjë justifikim për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë ndërsa ka shtuar se Moska zyrtare e ka gabim nëse mendon që lufta në Iran do t’i japë asaj hapësirë për pushim.
-
Zelensky: Ukraina do të rifillojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës
-
Trump: Është koha që Ukraina të ketë një president të ri
-
Marrëveshja me Rusinë rikthen përplasjen Trump-Zelensky
-
Trump: Ka ardhur koha që Ukraina ta zgjedhë një president të ri
-
Zelensky kritikon marrëveshjen Trump-Putin për naftën