Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Sanksionet ndaj Moskës, Stellantis pezullon prodhimin në Rusi

Prodhuesi i veturave, Stellantis, ka thënë të martën se po pezullonte prodhimin në fabrikën ruse për shkak të vështirësive logjistike dhe sanksioneve të vendosura ndaj Moskës, shkruan Reuters.

Prodhuesi i katërt më i madh i automjeteve në botë, që prodhon dhe shet markat Peugeot, Citroёn, Opel, Jeep dhe Fiat në Rusi, ka vetëm 1% të tregut të veturave në vend.

Stellantis ka në pronësi një fabrikë të prodhimit në Kaluga, në juglindje të Moskës, në bashkëpunim me prodhuesin japonez Mitsubishi, që ndaloi prodhimi në objekt në fillim të këtij muaji. Fabrika ka të punësuar 2.700 njerëz.

Kompania do të vazhdojë të paguajë pagat përmes një skeme dhe duke përdorur periudhat e parashikuara të pushimeve.

Zyrtarët e Stellantis kanë thënë se nuk dihet se sa do të zgjasë ndalimin, duke shtuar se prioritetet e tyre janë stafi dhe rikthimi i paqes.

Shumë kompani të huaja kanë njoftuar mbyllje të përkohshme të dyqaneve dhe fabrikave në Rusi ose kanë thënë se po largohen përgjithmonë nga vendi që kur Rusia filloi atë që e quan "një operacion special ushtarak" në Ukrainë më 24 shkurt.