Një fabrikë furgonësh e kompanisë Stellantis në Rusi, do të mbyllet së shpejti, pasi po i mbarojnë pjesët, ka thënë të enjten shefi ekzekutiv i kompanisë, Carlos Tavares.
Prodhuesi i katërt më i madh i automjeteve në botë, më parë ka njoftuar për pezullimin e të gjitha eksporteve dhe importeve të automjeteve në Rusi, përkatësisht në qytetin Kaluga, aty ku operon, raportoi Reuters të enjten.
Prodhimi në Kaluga momentalisht mbetet për tregun vendas.
Stellantis në fillim të muajit maj ka prezantuar planin e biznesit, një vit pasi u formua përmes bashkimit të Fiat Chryslerit dhe prodhuesit të Peugeot, PSA.
Duke folur për krizën e furnizimit që e ka dëmtuar industrinë e veturave, Tavares ka thënë se Stellantis do të jetë në gjendje të marrë çipa kompjuterikë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara brenda 3-4 viteve.
"Ne do të duhet të gjejmë një mënyrë tjetër për të përshtatur zinxhirin e furnizimit, ne kemi disa iniciativa për të krijuar burime lokale të gjysmëpërçuesve”, ka shtuar Tavares.
-
Sanksionet ndaj Moskës, Stellantis pezullon prodhimin në Rusi
-
Rusia synon të ndalojë eksportin e veturave
-
Stellantisi largon përkohësisht 900 punëtorë amerikanë pas shpalljes së tarifave
-
Rusia, me ndihmën e Kinës, prodhoi Citroenin pa dijeninë e Stellantisit
-
“Trazohet” tregu i veturave shkaku i Kinës