Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Prodhuesit gjermanë të makinave goditen rëndë nga lufta në Ukrainë

Lufta në Ukrainë ka ndikuar me të madhe në sektorin gjerman të makinave për shkak të mungesës së autopjesëve nga furnizuesit ukrainas, duke detyruar prodhuesit e ekonomisë më të madhe evropiane që të ndalin përkohësisht prodhimin.

Javën e kaluar “Folksvagen” ka anuluar për tri ditë me radhë prodhimin e makinave elektrike në Fabrikën Cvikau dhe qe katër ditë në atë të Dresdenit. Tani, kompania ka vendosur të ndalë krejt prodhimin këtë javë në Fabrikën kryesore në Volfsburg.

Një përfaqësues i lartë i kompanisë ka thënë se ky hap radikal është marrë për shkak të ndikimit të luftës në Ukrainë. Ai ka thënë se pasojat po ndihen me të madhe në industrinë e automobilave.

Nëse vazhdon gjatë lufta në Ukrainë, atëherë “FaVe-ja” do të mundohet të gjejë furnizues të tjerë në vendet e tjera. Ekonomia gjermane ka ndërvarësi goxha të theksuar nga prodhimet ruse dhe ato ukrainase.