Prodhuesi prestigjioz gjerman, Volkswagen, ka publikuar skicën e Tiguanit të ridizajnuar për të cilin po flitet kohëve të fundit.
Gjenerata aktuale, e dyta, e Tiguanit është në treg qe tre vjet dhe duke parë konkurrencën tash është koha e duhur për ridizajnuar.
Tiguan Facelift 2021 pritet të vijë me pjesën e përparme të modifikuar, me drita shtesë dhe maskë të re, si dhe mbrojtës të përparmë, transmeton Koha.net. Po ashtu, pritet të vijë edhe me një ndryshim të vogël në pjesën e pasme (dritat LED dhe mbrojtës të modifikuar), si dhe enterier të modernizuar që përfshinë timon të ri, sistemin e ri për informim dhe argëtim MIB3, etj. Mbetet të shihet nëse do të ketë risi në gamën e motorëve.

Debutimi i Tiguan Faceliftit pritet të mbahet gjatë verës. Fillimisht do të prezantohet në version standard me pesë ulëse, ndërsa më vonë në version Allspace me 7 ulëse.
Vëmendje të veçantë tërheq versioni sportiv, Tiguan R, për të cilin raportohet se do të jetë në dispozicion me motor benzinë 2.0-litër Turbo me kapacitet prej 300 kuajfuqi.
Edhe
Volkswageni prezanton Tiguanin e ri
Në paketën “R” do të përfshihen edhe marshi DSG, sistemi i tërheqjes me të gjitha rrotat, rrotat më të mëdha, paketa për aerodinamikën (mbrojtësi i përparmë shtesë, pragjet, mbrojtësi i pasmë shtesë, mbrojtësi i pasmë shtesë mbi çati, etj.), amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, sistemin më të fortë të frenimit, si dhe ulëset sportive dhe timonin sportiv.