Fotografi të reja të spiunimit kanë treguar versionin “R” të Volkswagen Tiguanit të ri, një vit pasi ishin parë prototipat e parë.
Sipas pamjeve, modeli i veçantë i gjigantit gjerman do të ketë drita më speciale e do të jetë më i ulët, ndërsa do të ketë edhe pamje sikur të modelit “Golf R”.
Tiguan do të jetë modeli i tretë i VW-së që merr trajtimin “R”, pas T-Roc R dhe Touareg R, raporton “Autocar”.
Pak kohë më parë, për këtë medium, shefi i divizionit “R”, Jost Capito, kishte thënë se mund ta paramendojë një model të tillë sepse “kemi parë që gjëra të mira mund të arrihen me T-Roc, por me Tiguanin do të ishte edhe më ndryshe”.
Tiguan R pritet të ketë motor 2.0-litërsh me 296 kuajfuqi, marsh automatik me shtatë shpejtësi e sistem që tërheqë me katër rrota. Përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë raportohet se do ta arrijë për më pak se pesë sekonda.
Edhe
Golfi “më spektakolar deri më sot” po vjen
Akoma s’ka të konfirmuar datë të lansimit, por Tiguan R pritet të debutojë më vonë gjatë vitit, kur të prezantohet përditësimi i Tiguanit standard.
{gallery}