Gjiganti automobilistik Volkswagen do të tërheqë mbi 56.000 automjete SUV në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nga rreziku se mund të thyhet amortizatori i pasmë pa ndonjë paralajmërim dhe kështu të bëjë shoferët të humbin kontrollin mbi automjetin e tyre.
Tërheqja do të përfshijë modelet Golf në version Hatchback të prodhuara në periudhën 2015 -2019, Golf Sportwagen 2017-2019, Jetta në version Sedan 2019 dhe SUV-in Tiguan të prodhuar në vitet 2018 dhe 2019.
Administrata Kombëtare për Siguri në Autostrada e SHBA-së tha sot në një publikim se një amortizator i thyer mund të dëmtojë gomën e automjetit dhe të shkaktojë rrezik në trafik. Dokumentet e publikuar nuk përmendin aksidente konkrete.
Agjencia për Siguri, po ashtu, thotë se prodhuesi i amortizatorëve ka përdorur materiale të gabuara në fazën e prodhimit.
Zëvendësimi i pjesëve do të bëhet nga shitësit e automjeteve./atsh
-
Fordi tërheq rreth gjysmë milioni automjete në SHBA, shkak rreziku i humbjes së drejtimit
-
Volkswageni tërheq mbi 60,000 automjete në SHBA
-
VW-ja do të tërheqë nga tregu mbi 100 mijë vetura
-
Tërhiqen nga tregu mbi 4 mijë vetura Volkswagen GTI dhe Golf R 2022
-
VW tërheq mbi 150 mijë Audi A3 në SHBA, probleme me “airbag”