Volkswagen Group ka njoftuar për tërheqjen e mbi 150 mijë veturave A3 në Shtetet e Bashkuara, sipas një regjistrimi në Administratën Kombëtare të Sigurisë së Trafikut të Autostradave.
Tërheqja pritet të ndikojë në 153.152 njësi të makinës kompakte që u prodhuan midis viteve 2015 dhe 2020, përfshirë modelet sedan, e-tron dhe kabrioletë, dhe disa prej S3-ve.
Sistemi që detekton nëse vendi i pasagjerit është i zënë mund të mos funksionojë dhe “airbagu” nuk punon.
VW do t'u shkruajë pronarëve të veturave të prekura deri më 21 maj dhe do t'i kontaktojë ata përsëri pasi të gjendet një zgjidhje për problemin.
Artikuj të ngjashëm
-
Volkswageni tërheq mbi 60,000 automjete në SHBA
-
Audi tërheq më shumë se 50 mijë vetura të llojeve të ndryshme
-
VW-ja do të tërheqë nga tregu mbi 100 mijë vetura
-
Volkswagen tërheq nga tregu mbi 200 mijë vetura për shkak të problemit me airbagët
-
Fordi do të tërheqë nga tregu 3 milionë automjete për shkak të defektit në ‘air bag’