Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

VW-ja do të tërheqë nga tregu mbi 100 mijë vetura

Volkswageni do të duhet të tërheqë më shumë se 100.000 vetura për shkak të rrezikut për shpërthim të zjarrit, ka thënë të enjten një zëdhënës i prodhuesit gjerman të automjeteve, raportoi Reuters.

Mbi 42.000 pronarë të modeleve Passat, Golf, Tiguan dhe Arteon në të gjithë botën, do të njoftohen për këtë tërheqje.

Audi që është pjesë e Grupit Volkswagen, do të tërheqë 24.400 vetura, derisa edhe Seati e Skoda janë të prekura nga ky problem.

“Ekziston rreziku i zjarrit në automjete për shkak të një baterie të tensionit të lartë pamjaftueshëm të izoluar”, ka thënë të enjten zëdhënësi i Volkswagenit.

E përditshmja gjermane “Bild” citoi rregullatorin e KBA-së, që thotë se "fiksimi joadekuat i mbulesës së motorit, mund të çojë në kontakt me pjesët e nxehta dhe më pas në zjarr", duke shtuar se 16 raste të tilla ishin raportuar në Gjermani.