Veturat fluturuese do të jenë realitet nëpër qytetet e gjithë botës deri në fund të kësaj dekade, sipas një nga kompanive më të mëdha. Madje, sipas shefit të Hyundait në Evropë, kjo do të ndihmojë në heqjen e kolonave dhe do të ulë emetimin e dyoksidit nga veturat.
Michael Cole ka thënë se kompania e tij ka bërë investime të konsiderueshme në mobilitetin e ngasjes në ajër duke shtuar se “ne besojmë që kjo do të jetë pjesë e së ardhmes”.
“Megjithatë, ka ende kohë para se t’ia dalim. Mendojmë se kah fundi i dekadës sigurisht, mobiliteti ajror do të ofrojë mundësi të mëdha për të hequr tollovitë në qytete e për të ndihmuar me emetime”, ka thënë ai.
Në një konferencë me një shoqëri tregtare e prodhuesish, Cole ka thënë se “kjo është vetëm pjesë e zgjidhjes inovative e të mençur për të ardhmen”.
-
Veturat fluturuese po shihen vetëm komercialisht të mundura tani për tani
-
Veturat fluturuese kineze shëtisin në qiellin mbi Dubai
-
Hyundai do t’i lansojë dy vetura me hidrogjen më 2023
-
Vetura fluturuese kryen me sukses fluturimin e parë testues
-
Volkswageni është duke eksploruar automjete fluturuese në Kinë