Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla prodhoi mbi 70.000 Model 3 për një vit

Prodhimi serik i Sedanit të ri elektrik filloi në korrik të 2017-ës, dhe viti i parë u shënua me një problem në procesin e prodhimit dhe vonesa në planet e zbatimit të kompanisë.

Sipas të dhënave më të fundit, deri më 18 gusht, 70.009 kopje të Model 3 u prodhuan nga fabrika.

Në javën e fundit janë prodhuar 5.321 modele të tilla, e cila është më pak se një javë më parë, dhe pritet që deri në fund të gushtit prodhimi javor të jetë 6.000 automjete, transmeton ksp.

Deri më tani në tremujorin e tretë të vitit 2018 janë prodhuar rreth 30.000 Model 3, dhe duke pasur parasysh se deri në fund të tremujorit kanë mbetur edhe 6 javë, kjo shifër do të dyfishohet në rreth 60.000 njësi për periudhën korrik-shtator.

Artikuj të ngjashëm