Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla më në fund prodhon Cybertruckin e parë

Tesla ka njoftuar se ka ndërtuar Cybertruckun e parë në Teksas. Kjo do të thotë se kamioni elektrik dhe në të njëjtën kohë i çuditshëm është gati përpara afatit të dytë të shpallur nga kompania.

Komenti i fundit i Teslas mbi temën e Cybertruckut ishte se prodhimi do të fillojë këtë verë dhe se dërgesat janë planifikuar për në fund të tremujorit të tretë.

Megjithatë, Cybertrucku është pordhuar 18 muaj pas planit fillestar.

Shumë tashmë dyshojnë se Tesla do të përmbushë afatin e dytë me dërgesat në fund të shtatorit. Ata besojnë se është më mirë për menaxhmentin dhe punëtorët e fabrikës që të rregullojnë mirë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit në mënyrë që prodhimi dhe dërgesat të ecin pa probleme.

Sa i përket specifikimeve dhe çmimeve, Tesla nuk i ka përditësuar ato që nga lansimi i prototipit në vitin 2019. Ka shumë të ngjarë që modelet e para t'u dorëzohen vetëm punonjësve dhe personave të brendshëm të Teslas.

Image