Një prototip i Teslas, i quajtur Tesla Cybertruck, u pa në rrugë me një shtresë të zezë e më i rafinuar, derisa një numër i madh i këtij lloji po prodhohet.
“Electrek” shkroi se Tesla ka ndërtuar një flotë të prototipave Cybetruck, për t’u testuar para fillimit të prodhimit gjatë verës. Javëve të fundit vetura u pa në lëvizje rreth Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në pamjet e publikuara u pa se Tesla pati vetëm një dritë të ndezur.
Në raportimet e kaluara është thënë se kjo veturë mund të kushtojë nga 50 mijë dollarë e tutje.
Shefi i kompanisë, Elon Musk, kishte deklaruar se Tesla Cybertruck do të ketë një çati që absorbon rreze dielli.
Artikuj të ngjashëm
-
Tesla do të fillojë dorëzimin e modelit të ri, ky është çmimi
-
Tesla më në fund prodhon Cybertruckin e parë
-
“Më në fund”, Tesla gati për prodhimin e Cybertruckut
-
Rënia e fitimeve, Tesla përgatit lansimin e modeleve më të lira
-
Vazhdojnë telashet për 'Cybertruckun' e Teslas, mijëra prej tyre tërhiqen nga tregu