Tesla do të fillojë shitjet e automjeteve elektrike “Cybertruck” të nisur prej kohësh, të enjten.
“Cybertruck”, modeli i parë i ri i Teslës në gati katër vjet, është kritik për reputacionin e tij si prodhues i automjeteve inovative. Në një kohë kur kompania po lufton me konkurrencën në rritje, “Cybertruck” është çelësi për gjenerimin e shitjeve, megjithëse jo në masën e modeleve 3 dhe Y me volum të lartë të kompanisë, raportoi Guardian.
"Ne gërmuam varrin tonë me Cybertruck", tha shefi i Teslës, Elon Musk muajin e kaluar, duke paralajmëruar se do të duheshin një vit deri në 18 muaj për ta bërë automjetin një kontribuues të rëndësishëm të rrjedhës së parave.
“Cyberturck” do ta ketë çmimin nga 60,990 dollarë, mbi 50% më shumë se çfarë kishte thënë Musk në vitin 2019.
-
Vazhdojnë telashet për 'Cybertruckun' e Teslas, mijëra prej tyre tërhiqen nga tregu
-
Pse Cybertrucku i Teslas kushton vetëm 100 mijë euro në SHBA e gjysmë milioni në Gjermani
-
Tesla do t’i lansojë 10 Cybertruck më 30 nëntor
-
Tesla ua ndalon klientëve të shesin Cybertruckun brenda vitit
-
Teslas i duhen pesë vjet t’i kryejë porositë për Cybertruckun