Klientët që do ta blejnë Cybertruckun e Teslas nuk do të kenë të drejtë ta shesin brenda një viti, ka raportuar ditë më parë Insider.
Kompania amerikane e Elon Muskut i ka publikuar rregullat e shitjes së SUV-it që pritet të lansohet në treg më 30 nëntor. Musk ka thënë se shpreson të prodhojë një çerek milioni në vit deri në 2025-n.
Tutje, në rregullat e kompanisë thuhet se Tesla do të mund të kërkojë masa urgjente ndaj klientit që pasi e ka blerë SUV-in, ta shesë atë brenda vitit. Dëmshpërblimi do të mund të shkojë deri në 50.000 dollarë.
“Tesla gjithashtu mund të refuzojë t’ju shesë ndonjë veturë në të ardhmen”, thuhet tutje në listën e rregullave.
Por, nëse klienti ka një arsye “të mirë” për të shitur Cybertruckun, Tesla thotë se mund të pranojë ta blejë atë me një çmim të arsyeshëm.
-
Tesla do të fillojë dorëzimin e modelit të ri, ky është çmimi
-
Tesla do t’i lansojë 10 Cybertruck më 30 nëntor
-
Porosi të panumërta për Cybertruckun e Teslas, klientët duhet të presin deri në pesë vjet
-
Teslas i duhen pesë vjet t’i kryejë porositë për Cybertruckun
-
Musku paralajmëron reduktimin e rolit të tij në administratën Trump