Edhe pse Tesla nuk ka ndërmend ta shesë Cybertruckun futuristik jashtë Amerikës së Veriut, kjo nuk do të thotë që automjeti nuk do të shihet në Evropë. Ata që duan ta blejnë në Evropë, duhet të shpenzohen pesëfish më shumë.
Cybertrucku i Teslas pritet të ekspozohet këtë pranverë në qendrën e dërgesave në Stuttgart Holzgerlingen, shtëpia e Mercedesit dhe Porsche. Është e gjitha marketing. Tesla dëshiron të tregojë fuqi, dhe Cybertrucku është projekt i tillë.
Por shitja e tij vazhdon të jetë në listat e automjeteve në Gjermani, anipse s’mund të blihet. Në Gjermani, kushton hiç më pak se 485 mijë euro. Çmimi i Cybertruckut në SHBA është rreth 100 mijë euro.
Pse ka një ndryshim të tillë në çmim?
Tesla pretendon se kjo është për shkak të kostove individuale të homologimit për ta bërë këtë kamion të ligjshëm në Evropë. Nëse një Cybertruck vjen në Evropë atëherë duhet të ndryshojë pjesën e përparme, dritat dhe portën e karikimit për të qenë në përputhje me rregullat evropiane.
Tesla gjithashtu ka një politikë që ndalon pronarët e Cybertruckut të shesin automjetin në vitin e parë. Nëse e bëjnë, duhet t'i paguajnë Teslas 50 mijë dollarë.