Alfa Romeo do të sjellë në treg modelin Stelvio për 2019-ën në version me sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e pasme.
Kjo do ta bëjë më të lehtë këtë veturë për rreth 50 kilogramë, por edhe për 1,700 euro më lirë. Ajo do të mbajë shenjën Q2 që do të tregojë veturën e fundit, ndërsa Q4 do të mbetet e rezervuar për AWD, transmeton ksp.
Stelvio i ri do të vijë me motor 2.0-litër me kapacitet prej 280 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik prej tetë shpejtësive.
RWD Stelvio vjen edhe me paketën Sport që përfshin pedale nga alumini, një ekran multimedial 8.8-inç, një paketë për motin e ftohtë dhe sistemin për ndihmë të shoferit.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Modelet e reja të Alfa Romeo me dizel më të fuqishme
-
“Bisha” me 1000 kuajfuqi që do t’i rivalizojë top-veturat
-
Së shpejti fillon shitja e Huracanit të ri EVO me sistemin e tërheqjes RWD
-
Alfa Romeo prezanton Stelvio Quadrifoglio të veçantë për “Gumball 3000”
-
Alfa Romeo tërheq nga tregu 60.000 vetura Giulia dhe Stelvio