Alfa Romeo Design Centre ka përgatitur një model të veçantë, Stelvio Quadrifoglio, i cili do të shfaqet në garën e sivjetme “Gumball 3000”.
Në mesin e shumë hiper-veturave, të cilat gjatë “Gumballa 3000” do të lëvizin në rrugët nga Greqia deri në Spanjë, do të jetë edhe ky Stelvio Quadrifoglio me eksterier që tërheqë vëmendje të veçantë, transmeton Koha.net.
{gallery}
Ky SUV i veçantë i Alfa Romeos vjen me eksterier me disa dekorime me ngjyrë të gjelbër “Lime”, duke përfshirë gjarprin e madh nga logoja e kompanisë, disa dekorime me gjethe, si dhe rrotat 20-inçësh nga alumini me ngjyrë të gjelbër.
Nën kofanon e këtij Stelvio Quadrifoglio, vazhdon të qëndrojë motori 2.9-litër V6 Twin-Turbo me kapacitet prej 510 kuajfuqi, i cili është i kombinuar me marshin automatik me 8 shpejtësi dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.
-
Alfa Romeo po përgatit një superveturë për vitin e ardhshëm
-
Karabinierët të parët që marrin modelin e ri të Alfa Romeos, “Giulia”
-
Alfa Romeo zbulon Giulia, rivalin e Serisë 3 të BMW-së e C-Classit të Mercedesit
-
Modifikohet Alfa Romeo Stelvio Quadrifoglio, kthehet në një “bishë” me 548 kuajfuqi
-
SUV i ri i Alfa Romeos vjen me platformën mekanike të Fiatit