Kompania e modifikimit të veturave Romeo Ferraris kësaj radhe ka zgjedhur SUV-in e Alfa Romeo’s, Stelvio Quadrifoglio për ta kthyer në një “bishë” sportive.
Ajo ka bërë që motori i tij twin-turbo V6 tani të prodhojë 548 kuajfuqi, nga 505 sa prodhonte motori standard, transmeton Koha.net.
Sipas kësaj kompanie, ky SUV tani ka shpejtësinë maksimale prej 290 kilometra në orë, ndërsa modeli standard arrinte 283km/h.
Nga jashtë kjo veturë është e ngjyrosur me një bojë që ndërron ngjyrë varësisht nga drita që bie mbi të, por që më së shumti është në të gjelbër të mbyllur.
{gallery}