Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

“Bisha” me 1000 kuajfuqi që do t’i rivalizojë top-veturat

Alfa Romeo nuk ka prezantuar një veturë të re ‘saloon’ që kur i dha fund prodhimit të modelit “166” më 2007. Megjithatë, kompania italiane do të kthehet në këtë sektor me veturën tërësisht elektrike në vitin 2027.

Duke folur për “Auto-Express”, shefi ekzekutiv i Alfa Romeos, Jean-Philippe Imparato ka thënë se brendi do të krijojë një model të madh. “Do ta sjellim në treg më 2027, veturën elektrike që do të ushqejë Amerikën, Evropën dhe grupin Stellantis, sepse ky treg s’është i zakonshëm te Stellantis”, ka thënë Imparato.

Vetura pritet të ketë disa rivalë kur të dalë në treg, përfshirë më të famshmit BMW i5, Audi A6 e-tron dhe Mercedes EQE.

Alfa Romeo mund t’i mposhtë të gjithë sa i përket performancës, pasi veturës i mundësohet bateri e madhe me 118kW. Pritet që modeli të vijë me rreth 1000 kuajfuqi.

Fotografitë kanë treguar se si pritet të duket vetura e re, që pritet të kushtojë jo më pak se 80 mijë euro.