Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Stellantis do të nis prodhimin e veturave elektrike në Serbi

Korporata shumëkombëshe e prodhimit të automjeteve, Stellantis, do të nis prodhimin e veturave elektrike në fabrikën e saj në Serbi, ka njoftuar “Automotive” të premten.

Stellantis bëri të ditur se puna në shtetin serb do të nis me prodhimin e automjetit të ri me bateri në Kragujevac.

Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Carlos Tavares dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje prej 190 milionë eurosh për të investuar në prodhimin e këtyre veturave në fabrikë.

Vetura elektrike e re, ende e pa emëruar, do të hyjë në prodhim në fillim të vitit 2024, ndërsa një tjetër lloj mund të shtohet pas disa kohësh, ka njoftuar Stellantis.

Kompania nuk dha detaje të mëtejshme se cili automjet do të prodhohet në fabrikë, por Tavares tha se platforma e tij do të përshtatet në mënyrë të përsosur me automjetet në segmentet e vogla dhe kompakte.

Serbia, e cila më parë prodhoi vetura Yugo nën biznesin Zastava Automobili, tani ka 33 për qind të aksioneve në fabrikë.

Artikuj të ngjashëm