Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, është në bisedime me drejtuesit e qeverisë rajonale të Valencias në Spanjë për të ndërtuar një fabrikë në këtë vend, raportoi të hënën gazeta spanjolle “Cinco Dias”.
Investimi total i kompanisë në fabrikë mund të kalojë shifrën 4.5 miliardë euro.
Një zëdhënës i qeverisë rajonale të Valencias ka thënë për Reuters se ka mbajtur takime dhe biseda me një kompani të paidentifikuar për një investim të madh automobilistik, por nuk ka pranuar të japë më shumë detaje, duke përmendur konfidencialitetin e negociatave.
Volksëagen ka thënë tashmë se planifikon të investojë deri në 3 miliardë euro në një fabrikë baterish në qytetin e Sagunto në zonën e Valencias.
Spanja është prodhuesi i dytë më i madh i veturave në Evropë dhe po përdor fondet e Bashkimit Evropian për rikuperim nga COVID-19 për të tërhequr prodhuesit e automjeteve në mënyrë që të investojnë në prodhimin e baterive dhe automjeteve elektrike.
Tesla deri më tani ka ndërtuar një fabrikë në Evropë, pranë Berlinit, e cila prodhon crossover-in Model Y që ishte edhe vetura më e shitur në Evropë në tremujorin e parë.