Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Tesla në rritje, brenda javës nis ndërtimin e fabrikës së veturave elektrike në Meksikë

Prodhuesi i veturave elektrike, Tesla, po finalizon planet për të ndërtuar një fabrikë të montimit të automjeteve elektrike në një zonë industrial të Meksikës verilindore.

Ndërtimi I kësaj fabrike pritet të nisë në fillim të javës së ardhshme, raporton “Bloomberg News”.

Detajet përfundimtare janë ende duke u përpunuar dhe bisedimet me kompaninë kanë përfshirë qeverinë e shtetit dhe ministrinë e marrëdhënieve të jashtme të Meksikës.

Ende nuk dihet se cilat modele do të prodhojë Tesla në fabrikën meksikane ose kur pritet të fillojë prodhimin.