Fabrika gjermane e Teslas që gjendet pranë Berlinit pritet ta rifillojë punën javën e ardhshme, pas një problemi me ndërprerje të energjisë që e ndaloi prodhimin, raportoi të hënën Reuters.
Kjo fabrikë e automjeteve elektrike është mbyllur që nga 5 marsi pas një zjarri në një shtyllë elektrike, të cilën policia po e heton si “zjarrvënie”.
"Do ta rifillojmë punën në fabrikë javën e ardhshme", tha Michaela Schmitz, kryetare e Këshillit të punimeve në fabrikë, në një mbledhje të disa qindra punëtorëve të mbajtur në vendin e njohur si “Gigafactory”.
Si pasojë e këtij sulmi, 12,500 punonjësve u është ndalur puna, ndërsa bëhet e ditur se prodhuesi amerikan i veturave elektrike nuk mund të prodhojë rreth gjashtë mijë automjete në javë.
Zyra e prokurorisë federale të Gjermanisë ka njoftuar në fundjavë se ka marrë përsipër hetimin për sulmin, duke shqyrtuar akuzat për terrorizëm dhe "sabotim antikushtetues".