Kompania amerikane e automjeteve elektrike, Tesla, ka paralajmëruar rritje të çmimeve për Model Y, në disa vende të Evropës më 22 mars, me rreth 2 mijë euro, raportoi të dielën Reuters.
Njoftimi u dha përmes platformës X, ku u shtua se për këtë lloj të automjeteve do të ketë rritje prej 1 mijë dollarësh edhe në SHBA më 1 prill.
"Ky është problemi thelbësor i prodhimit: fabrikat kanë nevojë për prodhim të vazhdueshëm për efikasitet, por kërkesa e konsumatorit është sezonale", ka thënë drejtori ekzekutiv i Teslas, Elon Musk gjatë muajit shkurt.
Marzhet e Teslas janë dëmtuar nga një luftë çmimesh me rivalët që filloi më shumë se një vit më parë.
Artikuj të ngjashëm