Qeveria italiane po shqyrton një ndihmë vjetore prej 1.1 miliard dollarë për të nxitur industrinë e saj të automjeteve, derisa po shkon drejt një të ardhmeje më të gjelbër.
Qindra milionë euro do të ndahen si mbështetje për një fabrikë baterish në jug të Italisë, e krijuar nga Stellantis, ka njoftuar ministri i industrisë.
“Ne jemi të bindur se Stellantis duhet të vazhdojë të angazhohet në Itali dhe gjigafabrika në Termoli, e cila (Roma) do të mbështesë me 369 milionë euro (420 milionë dollarë) para publike e tregon këtë”, tha Giancarlo Giorgetti për gazetën e përditshme Il Sole 24 Ore, raporton Automotive.
Giorgetti gjithashtu tha se Roma mund të miratojë që të premten një paketë prej 1 miliard euro në vit, për të paktën tre vjet, që synon financimin e stimujve për blerjen e makinave me ndotje të ulët dhe konvertimin e impiantet e prodhimit te EV.
Prodhuesi i automjeteve, i formuar në janar nga bashkimi i Fiat Chrysler dhe PSA, tha se strategjia e tij do të mbështetet nga pesë fabrika të baterive në Evropë dhe Amerikën e Veriut dhe se njëra do të jetë në objektin e saj të motorit në Termoli.
Edhe
Hyundai e LGES me fabrikë baterish 4.3 miliardë dollarëshe në SHBA
“Plani tre-vjeçar përfshin stimuj dhe mbështetje financiare për konvertimin e kapaciteteve industriale drejt modeleve më miqësore me mjedisin”, tha Giorgetti.
Një marrëveshje midis Romës dhe Stellantis nuk është arritur ende, por në një intervistë të dielën Giorgetti tha se një marrëveshje për fabrikën e baterive do të nënshkruhet së shpejti.