Ka nisur prodhimi i Shkoda Superb-it të ri në Bratislavë. Sedani tradicional do të arrijë në treg vetëm në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe në të njëjtën fabrikë po prodhohet edhe Passati i ri, raporton “Klix.ba”.
Shkoda Auto ka nisur prodhimin e gjeneratës së katërt të Superbit në fabrikën e Volkswagenit në Bratislavë.
Shkoda Superb i ri fillimisht do të prodhohet në Bratislavë me një variant më braktikë karavan dhe sedani më tradicional do të vijë në gjysmën e parë të vitit 2024.
Gama e motorëve përfshinë tre motorë benzinë me 150 kuaj fuqi deri 195 kuaj fuqi dhe dy motorë me naftë nga 150 kuaj fuqi deri 193 kuaj fuqi.
Pos kësaj, oferta përfshinë edhe një model hibrid.
Artikuj të ngjashëm
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri
-
Për herë të parë, Skoda bëhet marka e tretë më e shitur e veturave në Evropë
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit