Puna e Volkswagenit për gjeneratën e re të Passatit ka arritur në fazën e prototipit dhe tashmë po bëhen ushtrime në shpejtësi të lartë në shtegun e famshëm të Nurburgringut, raporton "Motor1". Fillimisht vjeshtën e vitit 2022, vetura ishte fotografuar gjatë testimeve të para, ndërsa tash po bëhen ato finale para se vetura të jetë plotësisht e gatshme për dalje në treg.
Passati i ri do të jetë ekskluzivisht në formën ‘karavan’. ID.7 do të vlejë si zëvendësues i sedanit.
Për modelin e ri, Volkswageni ka kërkuar ndihmën e Skodas, sidomos për pjesën e zhvillimit të modelit. Passati dhe Superb do të prodhohen në fabrikën e Grupit Volkswagen në Bratislavë të Sllovakisë. Në Emden të Gjermanisë dhe Kvasiny të Çekisë do të funksionojnë për prodhimin e veturave elektrike.
Passati i ri do të mund të porositet nga shtatori sivjet, ndërsa prezantimi zyrtar pritet të bëhet për pak muaj.
Ende s’dihet çmimi i tij, ndërsa për motorët pritet që së shpejti të jepen detajet.