Auto

Fotografohet gjatë testimeve Passati i ri

Gjiganti gjerman, Volkswagen është duke e bërë gati Passatin krejtësisht të ri. Modeli i vitit 2023, në versionin hibrid, tani është fotografuar gjatë testimeve për herë të parë. Gjenerata B9 pritet të dalë në treg më 2023.

“Auto-Express” ka raportuar të mërkurën se Passati i ri do të vijë në dy versione, duke eliminuar versionin “sedan”. Me trendët e rinj në treg dhe klientët që po favorizojnë SUV-at, kjo s’konsiderohet si befasi.

Në fotografitë e realizuara në testimet në shtegun e famshëm të Nurburgringut, Passati shihet me dizajn të veçantë, më i ulët, e efikasitet më të lartë të aerodinamikës. Pos ndryshimeve jashtë, vetura pritet të ketë më shumë hapësirë brenda.

Edhe pse modelet me naftë kanë rënie viteve të fundit, Passati do të vazhdojë me opsionet me TDI. Versioni i fundit i brendit, 2.0 TDI do të jetë i pranishëm me 148 ose 197 kuajfuqi. Do të jetë në dispozicion edhe modeli për tërheqje me katër rrota.

Do të jenë versionet benzinë, ndërsa pritet të bëjnë bujë ato hibride me rreth 200 kuajfuqi.

{gallery}