Kompania e njohur e veturave, Skoda, qe disa muaj ka nisur të nxjerrë detaje nga gjenerata e re e modelit Superb. Tani fotografitë më të reja tregojnë ambientin ku do ta kalojnë kohën zotëruesit e veturës: kabinën e re të mençur të modelit Superb.
Vetura pritet të dalë në shitje vitin e ardhshëm, ndërsa pritet të prezantohet sivjet.
Fotografitë e nga jashtë kanë treguar stilin e gjeneratës së re, me grilë të re e drita të teknologjisë më të lartë. Kryesisht, Skoda do t’i ruajë tiparet e veta, sa i përket eksterierit, shkruan “Auto-Express”.

Por brenda gjithçka do të jetë ndryshe. Vetura do t’i ketë tri pulla fizike që do të kontrollojnë funksione të ndryshme të brendshme. Ato do të gjenden në qendër. Kontrolluesit e klimës tani do të kenë aftësi shumëfunksionale. Këto butona Skoda po i cilëson të mençura. Ato pritet të kryejnë punë edhe për ekranin e madh në mes të veturës e të kenë qasje edhe në kontroll të shpejtësisë.
Skoda ia ka ndërruar vendin edhe përzgjedhësit të marsheve duke e bërë si në stilin e Mercedesit.
Gjenerata e re e modelit Superb s’do të ketë version vetëm elektrik. Do të ketë motorët e gjeneratës së fundit me djegie. Do të jenë dy lloje motorësh me naftë, me 148 ose 192 kuajfuqi. Versioni benzinë vjen në tri forma, një hibrid të thjeshtë me 1.5-litra dhe 148 kuajfuqi, një 2.0-litërsh me 204 ose 265 kuajfuqi dhe një 1.5-litërsh të kombinuar me bateri në version hibrid me bateri.
