Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fotografohet për herë të parë Audi Q7 2025

Audi ka nisur testimin e modelit të ardhshëm Q7, para se ta lansojë përditësimin e vitit 2024. “Auto-Express” ka publikuar pamjet e para të modelit që mund të jetë i fundit me motor me djegie.

Image

Gjenerata e dytë e supermodelit pritet të vijë në fund të 2025-s. Sipas pamjeve, nuk duket se do të ndryshojë shumë nga modeli aktual.

Audi e lansoi për herë të parë modelin Q7 më 2006. Më 2024 do të vijë një version i përditësuar i gjeneratës së dytë.

Në përgjithësi, gjenerata e tretë duket më e gjatë, ndërsa në pjesën e përparme edhe më e ulët.

Ende nuk dihet se çka përmban brenda ky model, por pritet teknologjia më e re e kompanisë, e që ende s’ka dalë në treg.

Nuk dihen as detajet e motorëve, por thuhet se Q7 do të ketë disa opsione benzinë e me naftë. Konsiderohet se Audi do ta ketë këtë model si të fundit me djegie të brendshme.

Image
Image
Artikuj të ngjashëm