Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Project Kahn prezanton Range Roverin e ri me interier luksoz

Për këtë javë kompania e njohur britanike Project Kahn prezanton një tjetër Range Rover të modifikuar, për dizajnin e të cilit është përkujdesur Afzal Kahn, dizajneri i famshëm i veturave.

Range Roveri i ri i Project Kahnit vjen me ngjyrë të kombinuar të eksterierit (ngjyrë të zezë Kirsch dhe të kuqe Madeira), ndërsa çatinë e ka me ngjyrë të zezë Piano, si dhe me disa detaje të bëra nga fibra të karbonit, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Range Roveri i ri i kësaj kompanie vjen me mbrojtësit e rinj më të zgjeruar, vrima 3D për ajër në kofano, maskën e re LE të përparme, spoiler të pasmë të ri, rrotat RS650 23-inç, sistemin e shkarkimit të gazrave prej çeliku, si dhe interier luksoz i cili përfshinë ulëset prej lëkure dhe disa detajet nga alumini dhe çeliku.

Ky Range Rover i modifikuar, i cili quhet Project Kahn Range Rover 4.4 SDV8 Autobiography Pace Car, kushton 99,999 funte.

{gallery}