Këtë javë, kompania e njohur Project Kahn do të prezantojë modelin e modifikuar Range Rover Vogue, me të cilin është marrë veçanërisht dizajneri i njohur i veturave, Afzal Kahn.
Ky Range Rover Vogue i ri karakterizohet me ngjyrën e kombinuar – të kuqe Madeira dhe të zezë Kirsch të Rolls Roycet, detajet nga fibra të karbonit, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësit e rinj, vrimat 3D për ajër, maskën e përparme të re, spoiler të pasmë etj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, Kahn për këtë Range Rover 4.4 SDV8 Vogue SE Pace Car ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave RS650 me diametër prej 23-inç, tubat e rinj të sistemit të shkarkimit të gazrave, si dhe interier më luksoz, i cili përfshinë ulëset nga lëkura, detajet nga alumini dhe çeliku, etj.
Çmimi i këtij modeli të modifikuar e luksoz është rreth 100 mijë funte.
{gallery}