Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Pas BMW X3, zviceranët përforcojnë edhe X2

Kompania zvicerane që merret me modifikimin e veturave, Dahler, në fillim të vitit është marrë me modifikimin e modelit të ri X1 të BMW-së, së fundmi edhe me X3 ndërsa radhën e ka X2.

Lexoni edhe: 

Zviceranët përforcojnë BMW X3 në 420 kuajfuqi [foto]

Dahler për BMW X2 ka zgjedhur set të ri të rrotave nga alumini me diametër prej 20 ose 21-inç, amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, maskën e përparme me ngjyrë të zezë, si dhe paketën për përforcimin e motorit, transmeton Koha.net.

Kështu, versioni 18i është përforcuar në 158 kuajfuqi, 20i në 223 kuajfuqi, 18d në 174 kuajfuqi dhe 20d në 220 kuajfuqi.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm