Auto

BMW përditëson modelet X3 dhe X4

Prodhuesi gjerman i veturave, BMW, ka përditësuar linjat e modeleve X3 dhe X4, me ndryshime në dizajn e duke shtuar teknologji të re. Përditësimi ka prekur edhe variantet X3 M dhe X4 M.

BMW-ja ka dhënë detaje për ndryshimet, specifikat e reja e ka zbuluar edhe çmimet për modelet e reja.

Ndryshimet kryesore janë bërë në kofano. Pakoja M Sport kthehet në vitin 2022 duke u dhënë të dy modeleve pamje më agresive.

Motori 2.0-litërsh i BMW-së për vitin 2022, vjen te modelet X3 sDrive, X3 xDrive 30i dhe X4 xDrive 30i. Vjen me 248 kuajfuqi dhe mundëson përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra për orë për vetëm gjashtë sekonda. Top shpejtësia që mund të arrijë ai është 210 kilometra për orë.

Modelet X3 M40i dhe X4 M40i vijnë me motor 3.0-litërsh e 382 kuajfuqi. Përshpejtimin nga 0 në 100km/orë e arrin për 4.4 sekonda.

Motori 3.0-litërsh te modelet X3 M dhe X4 M prodhon 473 kuajfuqi për modelet standarde M dhe 503 kuajfuqi për ato garuese. Të gjitha kanë marsh me tetë shpejtësi.

Çmimet:

• 2022 X3 sDrive30i – $43,700

• 2022 X3 xDrive30i – $45,700

• 2022 X3 M40i – $57,800

• 2022 X4 xDrive30i – $51,800

• 2022 X4 M40i – $62,400

Prodhimi për modelet X3 dhe X4 2022 do të nisë në muajin gusht, ndërsa për modelet X3 M dhe X4 M do të nisë një muaj më vonë.