Prodhuesi gjerman i automjeteve me performancë të lartë, Porsche, zyrtarisht paralajmëron se Panamerën e përditësuar do ta prezantojë më 26 gusht.
Porsche, po ashtu, ka publikuar edhe videon duke bërë xhirot në pistën e njohur të garave, Nurburgring, transmeton KOHA. Panamera Turbo S këtë pistë e kaloi për 7:29.81 minuta, gjë që është rekordi i ri në kategorinë “Executive Cars”.
Porsche Panamera Turbo S pritet të ketë motor benzinë 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 634 kuajfuqi.
{gallery}
Gjithashtu, Panamera e përditësuar vjen me drita të reja dhe mbrojtësit e rinj, si dhe me enterier të modifikuar. Për më shumë detaje, mbetet t’i kuptojmë deri në fund të muajit atëherë kur do të prezantohet.
-
Porsche planifikon një Panamera hibrid me 738 kuajfuqi
-
AMG i vihet pas rekordit të Porsche Panamera’s në pistën e Nurburgring
-
Surprizë për 75-vjetorin: Porsche prezanton një veturë elektrike super sportive
-
Ferrari thyen rekordin e Teslas
-
Spiunohet gjatë testimit super vetura Porsche 817 Cayman GT4 RS