Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Spiunohet gjatë testimit super vetura Porsche 817 Cayman GT4 RS

Pista e famshme e Nurburgring është padyshim vendi ku mund të fotografohet super veturat e reja ende pa u prodhuar.

E një video 10 minutëshe e tregon këtë më së miri. Në të mund të shihet Porsche 911 GT3 me dizajn e ‘krah’ të rinj, Mercedes-AMG GT Black e Volkswagen Golf R, që të gjithë këta ende të pa lansuar.

Pas tyre shihet edhe Audi RS3 super sportiv me mbi 400 kuajfuqi e Jaguar F-Pace SVR me motor 5.0 litërsh V8, transmeton KOHA.

Në këtë video po ashtu mund të shihet edhe Mercedes-Maybach S-Class i ri i kamufluar, E-Classi kabriolet e versioni i përditësuar i Hyundai i30 Fastback N, por ai që bie më së shumti në sy është padyshim Porsche Cayman GT4 RS.

Fuqia e tij ende nuk është zbuluar zyrtarisht, por sipas specifikave të rrjedhura deri më tani, Cayman i ri do të ketë afër 500 kuajfuqi.

Porsche 817 Cayman GT4 RS pritet të dal në shitje gjatë vitit të ardhshëm me një çmim fillestar prej 120 mijë eurosh.