Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

AMG i vihet pas rekordit të Porsche Panamera’s në pistën e Nurburgring

Porsche ka vendosur rekord si vetura më e shpejtë ekzekutive e pistës së famshme gjermane në Nurburgring.

Para se Porsche ta rrëmbente këtë kurorë, ishte Mercedesi ai që e mbante atë, me veturën AMG GT 63 S në të dy pistat sportive 20 kilometërshe.

Por duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak Mercedesit, pasi tashmë janë duke u përgatitur për ta kthyer atë, transmeton KOHA.

“Rekordi ynë, në vitin 2018, ishte më i mirë në klasin e tij dhe vetëm 0.3 sekonda më i ngadalshëm se sa rekordi i tanishëm. Ndoshta ka ardhur koha që të garojmë përsëri...”, kanë shkruar Mercedes në një postim në rrjetet sociale, të cilin e kanë shoqëruar me videon e rekordit të 2018-ës.

Koha që duhet mposhtur është 7 minuta e 39.81 sekonda për pistën e parë dhe 7 minuta e 25.04 sekonda për pistën e dytë. Ende nuk dihet se cili version i GT 4-Door Coupe do të përdoret nga AMG për të tentuar rikthimin e kurorës, por pritet që ai të jetë GT 73e të ri, i cili prodhon 800 kuajfuqi me motorin 4.0 litërsh V8 së bashku me një motor elektrik.

 
The GT 4-Door Coupé on the Nürburgring Nordschleife.

[Kraftstoffverbrauch kombiniert: 12,5 l/100 km | CO₂-Emissionen kombiniert: 285 g/km | amg4.me/efficiency-statement] Almost 2 years ago, an AMG development engineer drove a production Mercedes-AMG GT 63 S 4MATIC+ 4-Door Coupé on the Nürburgring in adverse conditions for a blistering time of 7:30.109 minutes on the Nordschleife. Our record lap was the best of its class and only 0.3 seconds off of a recent record time you may have heard about. Maybe, it's high time to hit the track again... ?

Posted by Mercedes-AMG on Wednesday, August 26, 2020