Toyota Motor Manufacturing France (TMMF) ka nisur me prodhimin e modelit Yaris Cross, plotësisht i ri dhe kompakt, shitja e të cilit në Evropë do të nisë në gusht të këtij viti.
Janë investuar 400 milionë euro për krijuar mundësi që të prodhohen njëkohësisht dy modele, atë të gjeneratës 4 të Yarisit dhe modelin e ri Yaris Cross. Me këtë është rritur kapaciteti i fabrikës për prodhimin e 300 mijë njësive brenda vitit.
Ky model i ri SUV është krijuar asisoj duke marrë parasysh kërkesat e blerësve në Evropë. Oferta për Yaris Cross do të përfshijë edhe versionet hibride me emetim të vogël të gazit, në përputhje me planet e kompanisë për elektrifikim të 90 për qind të modeleve deri në vitin 2025.
“Shtimi i modelit Yaris Cross është i rëndësishëm, pasi ndihmon në konkurueshmërinë e Toyotas, por edhe forcon strategjinë tonë për shitjen e 1.5 milionë njësive deri në vitin 2025”, ka thënë zv.presidenti i kompanisë, Marvin Cooke.
Vizioni i Toyotas për marrjen e tregut evropian ka bërë që të investohet edhe në Toyota Motor Manufacturing Poland dhe në Toyota Motor Manufacturing Czech Republic. \ autoblog
