Toyota Yaris Cross mori çmimin “World Urban Car 2022” të enjten (14 prill) në Bruksel, e organizuar nga World Car Awards. Në juri morën pjesë 102 anëtarë ndërkombëtarë, nga 33 shtete.
Kryeinxhinieri i kompanisë, Takatomo Suzuki, deklaroi janë të nderuar me çmimin, derisa shtoi se ide e kompanisë gjithmonë ka qenë krijimi i makinave kompakte.
“Kjo filozofi na ndoqi ta zhvillonim Yaris Cross-in, si një makinë me hapësirë të gjerë, fuqi të mjaftueshme dhe ekonomike sa i përket shpenzimeve. Këtë çmim do ta shohim si motivim ndërsa vazhdojmë të zhvillojmë makina me cilësi të lartë, që mund t’i plotësojnë nevojat e klientëve tanë”, tha Suzuki.
Toyota Yaris Cross u lansua në vitin 2021.