Toyota GR Yaris 2024 ka debutuar këtë javë. Modeli i njohur japonez vjen me më shumë fuqi dhe sistem të ri të tërheqjes me marsh automatik prej tetë shpejtësish.
Por sa dallon modeli 2024 në raport me modelin paraprak? “Motor1” ka krahasuar nëpërmjet fotografive ndryshimet që ka bërë Toyota.
GR Yaris i ri duket edhe më i egër se parapraku. Ai ka kënde më të hapura ndërsa radiatorët vërehen menjëherë. Marka e re është më në mes dhe dritat duken më ndryshe.
Dallimet në pjesën e pasme nuk janë shumë të vërejtura sikur ato përpara.

GR Yaris 2024 vazhdon ta ketë motorin 1.6-litërsh me tre cilindra. Këtu nuk ka shumë ndryshime.
Por modeli benzinë vjen me 300 kuajfuqi në raport prej 268 sa kishte modeli paraprak.